image Memphis Grizzlies e rezervon biletën e fundit për Play Off pasi mposhti Golden State Warriors

Basketboll

Memphis Grizzlies e rezervon biletën e fundit për Play Off pasi mposhti Golden State Warriors

news image

Ka përfunduar edhe ndeshja e fundit e Play In-it, që e dërgoi Memphis Grizzlies në Play Off, shkruan Sinjali Sport.

Memphisi mposhti Golden State Warriors me rezultat 117:112 duke e siguruar pozitën e tetë në Konferencën Perëndimore që e dërgon në Play Off.

Skuadra e Grizziles pasi e mposhti San Antonio Spurs në ndeshjen e parë të Play In-it, e fitoj edhe atë të dytën ndaj Warriors duke e siguruar pjesëmarrjen në Play Off.

Ja Morant ishte fantastik te fitorja e Grizzlies duke realizuar 35 pikë, ndërsa 39 pikët e Stephen Curry te Warriors ishin të pa mjaftueshme.

Memphis Grizzlies në Play Off do të takohet me Utah Jazz që e përfundoi sezonin në pozitën e parë.

Për skuadrën e Steve Kerr ky është viti i dytë rresht që nuk e arrin Play Off-in, pas pesë finaleve rresht të arritura.

/Gazeta Sinjali Sporti/