Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka uruar 109 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, duke thënë se Flamuri kombëtar është Identiteti ynë shqiptar dhe historia jonë e lavdishme mijëvjeçare.
“Si pasardhës i Heroit Kombëtar, Isa Boletini, gjatë gjithë jetës, veprimtarisë dhe karrierës sime, kudo që më dërgoi fati i jetës, frymova me amanetin e tij”, ka shkruar Mehaj.
“Sot kujtojmë e nderojmë Flamurin e Krujës së Gjergj Kastriotit, Prizrenit të Ymer Prizrenit, Vlorës së Ismail Qemalit, Prishtinës, Mitrovicës, Pejës e Shkupit të Hasan Prishtinës, Isa Boletinit, Haxhi Zekës e Idriz Seferit, si dhe Prekazit Legjendar të Adem Jasharit”.
“Duke, kujtuar e nderuar historinë tonë të dhimbshme dhe krenare, mundin, gjakun e djersën e derdhur të paraardhësve tanë, do të marshojmë sigurtë drejtë së ardhmes sonë.”