image Megjithatë, Komuna e Fushë Kosovës pranon se janë regjistruar 3 raste me koronavirus
[wp-story id="814678"]

Kosovë

Njoftimi/ Megjithatë, Komuna e Fushë Kosovës pranon se janë regjistruar 3 raste me koronavirus

news image

Komuna e Fushë Kosovës ka pranuar se tre qytetarë të kësa komune nga fshati Miradi e Ulët janë të infektuar me koronavirus.

Përmes një njoftimi në Facebook, Komuna i ka ftuar qytetarët që t’u përmbahen rekomandimeve për parandalimin e koronavirusit.

“Qytetarë të nderuar, mund të jeni të shqetësuar dhe të brengusur se edhe në komunën tonë kemi 3 qytetarë të prekur me Coronavirus dhe janë nga fshati ‘Miradi e Ulët”.

“Ju informojmë se situata është nën kontrollë të plotë dhe se nuk ka nevojë për karantinim dhe izolim sepse janë marrë të gjitha masat dhe është rast i izoluar”, thuhet tutje në njoftim.

Mbrëmë në një prononcim për Gazetën Sinjali, kryetari i Fushë Kosovës, Burim Berisha kishte mohuar këto informata duke e quajtur politike raportimin e IKSHPK-së për tri raste me Covid-19 në këtë komunë. Njoftimin e IKSHPK-së ai e cilësoi tendencioz, siç tha, “hajt t’ia fusim Fushë Kosovës”. /Gazeta Sinjali/