image Berisha: S'ka raste me koronavirus te ne, kjo është politike, "hajt t'ia fusim Fushë Kosovës"
[wp-story id="814678"]

Kosovë

Berisha: S’ka raste me koronavirus te ne, kjo është politike, “hajt t’ia fusim Fushë Kosovës”

news image

Sonte rreth orës 20:00 nga Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës, u konfirmuan edhe 12 raste të reja me koronavirus në Kosovë, tri prej të cilave raportohet se ishin nga Komuna e Fushë Kosovës.

Ky njoftim nga IKSHKP-ja e ka irrituar kryetarin e kësaj komune, Burim Berisha, i cili ka thënë se nuk ka asnjë informacion në lidhje me rastet.

Berisha në një prononcim për Gazetën Sinjali, ka deklaruar se as ai, as drejtori i QKMF-së dhe komandanti i Policisë në këtë komunë nuk janë në dijeni për këto raste.

“Kryetari i Fushë Kosovës njëherësh kryetar i shtabit, drejtori i QKMF-së, komandanti i Policisë, janë tri shtyllat kryesore që merren me luftën kundër virusit në nivelin lokal dhe këta nuk kanë asnjë informacion”, ka thënë fillimisht ai për Gazetën Sinjali.

Më tej, Berisha e ka cilësuar si shantazh ndaj komunës së Fushë Kosovës, konfirmimin e këtyre tri rasteve.

“Është nënçmuese që dikush me dalë nga niveli qendror me shantazhu Fushë Kosovën, është shumë nënçmuese dhe idiotike dhe me dalë në orën 20:00, e me thanë që janë tri raste pa e ditë këto tri shtylla qe dy javë ditë bëjmë gjithçka kundër kësaj gjendje dhe ata nuk bëjnë asgjë. S’kam asnjë informacion”, ka deklaruar më tej ai.

Kryetari i komunës së Fushë Kosovës, ka thënë se nuk është e vërtetë që janë shënuar tri rastet e para me koronavirus në këtë komunë, madje ai thotë se këtë e ka konfirmuar vetë.

“Ata janë dale me tri raste, ka thënë dikush, i dikahit se jetojë në Fushë Kosovë, në Klinikën Infektive nuk ka rast të Fushë Kosovës, është gënjeshtër, e konfirmuar, unë i veta. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, …. jena s’jena… kjo është me i shqetësu qytetarët e Fushë Kosovës dikush, në mënyrën me banale, në mënyrën politike. Unë nuk kam informacion në Qendrën Klinike Infektive nuk ka rast të Fushë Kosovës”, ka thënë Berisha.

Ai më tej ka deklaruar se nëse është ndonjë i prekur me koronavirus nga kjo komunë, le të e zbulojnë identitetin pasi që ai nuk ka asnjë informacion të tillë.

“Kjo është me sa po kuptoj njëfarë lloj shantazhi, dikush hajt se Fushë Kosova u mbete veç vetë e rrethume prej të gjithëve dhe këndej nuk ka asnjë rast, hajt se po ja fusim edhe kësajna. Le të dalin, ai që ka dalë, le të delë me emër, mbiemër, rrugën ku jeton, ku ka qenë, unë s kam informacion, drejtori i QKMFsë komandanti i Policisë nuk ka informacion”, ka thënë Berisha.

Në Kosovë aktualisht numri i rasteve me koronavirus ka shkuar në 106, është shënuar një viktimë, teksa zyrtarisht është raportuar edhe për një të shëruar./Gazeta Sinjali/