image Mega-aksioni policor kapi në befasi 6 policë, u prangosën në vendet e tyre të punës

Ekskluzive

Mega-aksioni policor kapi në befasi 6 policë, u prangosën në vendet e tyre të punës

news image

Mega-aksioni i mbrëmshëm i policisë ka kapur në befasi gjashtë zyrtarë të Policisë së Kosovës, në vendet e tyre të punës. Nga kjo shifër, katër janë të komunitetit shqiptar dhe 2 të komunitetit serb, raporton Gazeta Sinjali.

Zyrtarët policorë u prangosën përderisa ishin në një ndërrim në nënstacionin policor në Muçivercë të Kamenicës.

Ndërsa, pas arrestimit të tyre, në vendin e ngjarjes mbeti vetëm komandanti i nënstacionit policor në Muçivercë, derisa menaxhmenti i policisë dërgoi zyrtarë tjerë policorë për zëvendësimin e tyre.

Kujtojmë se mega-aksioni që u zhvillua mbrëmë solli në pranga 11 zyrtarë të Policisë së Kosovës, por nga rrjedhja paraprake e informacioneve, polici në departamentin e policisë kufitare në Muçivercë, Ferid Leci, arriti ta shmangë arrestimin, kështu ai nuk u zu në befasi sikurse kolegët e tij.

Ky mega-aksion vjen si rezultat i një hetimi gati njëvjeçar të udhëhequr nga Prokuroria Themelore në Gjilan, në bashkëpunim me Inspektoratin Policor dhe Policinë e Kosovës, lidhur me pretendimet për veprimtari të paligjshme, përfshirë bixhozin e paligjshëm, trafikimin me njerëz, trafikimin me armë, trafikimin me narkotikë, kontrabandimin e mallrave dhe aktivitete tjera kriminale.

Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar me detaje ekskluzive lidhur me mega-aksionin e zhvilluar mbrëmë.

/Gazeta Sinjali/