image Mediumi serb: Gjukanoviq është infektuar me Covid-19 dhe është në gjendje shumë të rëndë

Rajon

Pandemia/ Mediumi serb: Gjukanoviq është infektuar me Covid-19 dhe është në gjendje shumë të rëndë

news image

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, është infektuar nga pandemia Covid-19, sipas raportimit të mediave serbe.

Sipas Gazetës serbe “Alo”, Gjukanoviq ka dy ditë që është i sëmurë me koronavirus dhe “është në gjendje shumë të rëndë”, por siç shkruan ky medium, shteti malazez po tenton ta fsheh këtë informacion.

Gjukanoviq, nuk është paraqitur në media ditëve të fundit dhe “njoftimet zyrtare në emër të tij” dërgohen nga kabineti i Presidentit të Malit të Zi sikur gjithçka është në rregull, shkruan “Alo”.

Mali i Zi është bërë vendi i fundit në Evropë që ka raportuar rastet e para me koronavirus më 17 mars.

Aktualisht ka mbi 160 të infektuar./GazetaSinjali/