Mediat serbe kanë raportuar se Policia e Kosovës po i kontrollon autobusët e mbushur me serbë që janë nisur të votojnë në Serbi, por një gjë e tillë është mohuar nga Policia e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas mediave serbe, një autobus me serbë është ndaluar në fshatin Gorazhdec dhe është kontrolluar detajisht.
Një gjë të tillë e ka mohuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi i tha Sinjalit se deri më tani nuk është raportuar asnjë rast i tillë.
“Nuk ka diçka të tillë. Ne jemi për të ndihmuar qarkullimin por nuk është ndaluar asnjë autobus”.
Mediumi serb “Kossev”, duke cituar një medium lokal serb, ka raportuar se Policia e Kosovës e ka ndaluar autobusin në Gorazhdec për 30 minuta.