image Mediat ndërkombëtare i japin jehonë protestës së shqiptarëve në Londër

Evropë

Mediat ndërkombëtare i japin jehonë protestës së shqiptarëve në Londër

news image

Mediat britanike i kanë bërë jehonë protestës së emigrantëve shqiptarë, të cilët sot për disa orë kanë mbushur rrugët e Londrës dhe sheshin para parlamentit britanik.

Me titullin “Statuja e Churchill u mbulua me flamurin shqiptar”, tabloidi britanik shkruan se mijëra shqiptarë u mblodhën në urën Westminster dhe marshuan drejt Parlamentit.

Protesta e tyre, shkruan Daily Mail ishte kundër deklaratave të Sekretares së Brendshme, Suella Braverman.

“Ata i kërkuan qeverisë t’i respektojë si njerëz dhe të drejtat e tyre njerëzore, duke thënë se jo të gjithë shqiptarët janë kriminelë”, shkruan media britanike, duke vijuar “Videoja e filmuar në Urën Westminster në Londër tregonte protestuesit duke mbajtur flamuj kombëtarë me shqiponjën dykrenare dhe pankarta në duar”.

Ndërkohë një ish-politikan britanik dhe ish-deputet i PE, Nigel Farage e kritikoi demonstrimin duke postuar në Twitter: “Këtyre njerëz nuk u bëhet aspak vonë për vendin tonë dhe sakrificat e të shkuarës. Cfarë është duke ndodhur sot në Londër është e turpshme”.

/GazetaSinjali/