Një 35 vjeçar nga Kosova është arrestuar në Beograd nga BIA nën dyshimin se ka marrë pjesë dhe ka drejtuar protesta. Ai është Gjemshit Arifi, shkruan Sinjali.
Kështu raporton tabloidi serb “Informer.rs”. Në lajm thuhet se Agjencia Shtetërore e Sigurisë së Serbisë (BIA) dhe Shërbimi për Luftën Kundër Terrorizmit dhe Ekstremizmit (SBPTE) kanë arrestuar një person në Beograd për “pjesëmarrje dhe drejtim të protestave, dhe bllokim trafiku”.
“Ai në mënyrë aktive merrte pjesë në drejtimin e të tubuarve në protestë, si dhe në bllokim të trafikut”, shkruan tabloidi serb.
Ndërkaq shkruan edhe se “Ai nuk kishte dokumente identifikimi, por është rezident i Prishtinës dhe është dërguar në Stacionin e Policisë ‘Stari Grad’”.