Finalistja e Big Brother VIP, Beniada Nishani, ka një mesazh shumë domethënës.
Nishani tha se ne duhet të besojmë tek vetja jonë pavarësisht se çfarë thonë të tjerët.
Modelja shtoi se asaj i kishin thënë se “nuk do t’ia dilte”, por se e kishte dëgjuar veten duke bërë mirë që u bë pjesë e Big Brother VIP.
“Përshendetje! Përpara se të nisja këtë aventurë ,ishin të shumtë që më thoshin nuk do t’ia dalësh, mos u fut, nuk është për ty. E di çfarë bëra? “Dëgjova veten”. Këtë gjë duhet të bëjmë gjithmonë, t’i japim forcë dhe kurajo vetes dhe do t’ia dalim. Tani shoh sa shumë më doni, sa shumë më mbështesni dhe kuptoj sa mirë kam bërë që u bëra pjesë e Big Brother VIP”, thuhet në postimin e saj në Instagram.