Janë bërë më shumë se një javë nga gjendje e tensionuar në veri të vendit, atje ku po qëndrojnë pjesëtarët e KFOR-it dhe Njësia Speciale e Kosovës.
Sipas raportimeve nga REL, në Zveçan sot është situatë e qetë.
Kryesisht në protestë janë duke marrë pjesë gratë, që janë të punësuara në sektorin e edukimit.
Serbët lokalë janë duke protestuar rregullisht prej 26 majit në komunat e Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale.