Janë arrestuar më shumë se 4,300 persona gjatë ditës së djeshme në protestat që janë bërë në Rusi kundër pushtimit të Ukrainës.
Të arrestuar pati në në qytetin Urals të Yekaterinburgut kurse Ministria e Brendshme e Rusisë tha më herët se policia kishte arrestuar rreth 3,500 njerëz, duke përfshirë 1,700 në Moskë, 750 në Shën Petersburg dhe 1,061 në qytete të tjera, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Sinjali.
Po ashtu, Ministria e Brendshme tha se 5200 njerëz kishin marrë pjesë në protesta.
Protestat e fundit ruse me një numër të ngjashëm arrestimesh ishin në janar 2021, kur mijëra kërkuan lirimin e liderit të opozitës Alexei Navalny pasi ai u arrestua në kthim nga Gjermania ku po shërohej nga një helmim me agjent nervor.