Me ndezje të alarmeve nga Policia e Kosovës, zjarrfikësit dhe pjesëtarët e Qendrës së Mjekësisë Urgjente, kujtuan sulmin terrorist në SHBA më 11 shtator të vitit 2001.
Pjesëtarët e zjarrfikësve për rajonin e Prishtinës kanë pastruar platon e bulevardit “Bill Clinton”, ndërkaq është ulur në gjysmështizë flamuri amerikan.
Kryetari i shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi, tha se me këto aktivitete sot po i nderojnë viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit në Kullat Binjake.
Kurse Stiven Hjuit në emër të Ambasadës amerikane në Kosovë dhe ICITAP-it tha se shpreson se viktimat të vazhdohen të përkujtohen.