Manchester City ka fituar kundër Norwich City me rezultat 4-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Premier Ligë.
Tre gola për Cityn në këtë ndeshje i shënoi Sterling dhe një Phil Foden.
Në këtë ndeshje për Norwich që nga minuta e parë luajti edhe futbollisti kosovar, Milot Rashica.
Sipas faqes së njohur “SofaScore”, Rashica për paraqitjen e tij në këtë ndeshje është vlerësuar me notën 6.8.