Një e mitur e ka denoncuar në polici babain e saj, me pretendimet se ai e ka keqtrajtuar fizikisht dhe e ka kërcënuar, raporton Gazeta Sinjali.
E mitura është dërguar për tretman mjekësor në spital, ndërkaq babai i saj është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, ai është dërguar në mbajtje.
Policia njofton se rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:03, në Prishtinë./Gazeta Sinjali/