image Mbytet një 60-vjeçar në Durrës

Shqipëri

Mbytet një 60-vjeçar në Durrës

news image

Sot në Durrës, rreth orës 12:55, një pushues 60-vjeçar është mbytur derisa ishte duke u larë në det, shkruan abcnews.al, transmeton Gazeta Sinjali.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr. 13, Plazh dhe se 60-vjeçari nuk është identifikuar ende.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e shtetasit të mbytur.

NJOFTIMI

“Më datë 30.06.2021, në orën 12:55, në lagjen nr. 13, Plazh, është mbytur duke u larë në det, një shtetas rreth 60 vjeç, ende i paidentifikuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e shtetasit të mbytur.” /GazetaSinjali/