image Mbyllet një lokal dhe gjobiten 4 tjera për shkelje të masave antiCOVID në Ferizaj

Siguri

Mbyllet një lokal dhe gjobiten 4 tjera për shkelje të masave antiCOVID në Ferizaj

news image

Inspektorët sanitar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë kanë zhvilluar një aksion për mbikqyrje të zbatimit të masave antiCOVID në Ferizaj, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi, i cili ka bërë të ditur se një lokal është mbyllur përkohësisht si dhe janë gjobitur 4 të tjera.

Po ashtu, ai tha se janë shqiptuar edhe 2 gjoba ndaj bizneseve në Kaçanik.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë – Zyra Regjionale gjatë kontrolleve për mbikqyrje të zbatimit të masave antiCOVID, për shkelje të masave të vendosura me vendim  të Qeverisë ka shqiptuar 4 gjoba për biznese dhe 1 mbyllje e përkohshme në Ferizaj. Po ashtu janë shqiptuar edhe 2 gjoba për biznese në Kaçanik”, tha Thaçi për Sinjalin./Gazeta Sinjali/