Disa qytetarë kanë njoftuar gjatë ditës së djeshme se janë helmuar si pasojë e ushqimit në një Fast Food në kryeqytet, shkruan Gazeta Sinjali.
Lidhur me këtë rast, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka konfirmuar për Gazetën Sinjali se lokali është mbyllur pas aksionit të Policisë së Kosovës dhe Inspektorëve.
Gjithashtu, në përgjigjen e tyre thuhet se janë marrë të gjitha mostrat dhe janë dërguar për kontroll në laborator, ndërsa pas testimeve, rezultatet do të tregojnë për shkaqet e helmimit.
Rasti është dërguar në Gjykatë dhe lokali do të jetë i mbyllur deri në një vendim tjetër.