image Mbyllen shumë biznese në Malishevë, përjashtuar marketet ushqimore, barnatoret dhe furrat

Kosovë

Vendim/ Mbyllen shumë biznese në Malishevë, përjashtuar marketet ushqimore, barnatoret dhe furrat

news image

Nga sot, pa afat të caktuar, në mbështetje të ligjit për vetëqeverisjen lokale, statutit të komunës dhe në bazë të planit të reagimit kombëtar, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka urdhëruar mbylljen e të gjitha bizneseve në territorin e Komunës së Malishevës, përjashtuar barnatoret, barnatoret bujqësore, marketet ushqimore, mullinjtë, furrat e bukës, posta dhe telekomi, njësia e hidroregjionit, e ekoregjionit dhe KEDS-it, bëhet e ditur nga kjo komunë .

Kjo masë është marrë me qëllim të parandalimit të përhapjes së Covid- 19 dhe mbrojtjes së shëndetit të popullatës.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ju bën thirrje të gjithë qytetarëve, që të zbatojnë këshillat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, për mbajtje të distancës, mbajtje të higjienës, qëndrimit në shtëpi dhe daljes pa nevojë.

Po ashtu luten qytetarët, që edhe nëse kanë nevojë të dalin për blerje, këtë ta bëjë vetëm një anëtar i familjes, e jo më shumë, në mënyrë që të mos krijohet tollovi në markete, pasi kjo shkakton rrezik për të gjithë.

Gjithashtu, sot janë duke u aplikuar edhe masa tjerë shtesë, ku obligohem për dezinfektim të shtuar në markete dhe objekte tjera, si zbatim të përpiktë të të gjitha urdhëresave, përndryshe të gjithë do të përballen me masat e parashikuara.

Për zbatimin e kësaj urdhërese është obliguar Drejtoria e Inspektoratit dhe Policia e Kosovës./ Gazeta Sinjali/