Kanë përfunduar pjesët e para të ndeshjeve të zhvilluara nga ora 16:00 në Premier Ligë, shkruan Sinjali Sport.
Chelsea është duke e ‘çmontuar’ skuadrën e Southamptonit si mysafir, duke realizuar plot katër gola pas pjesës së parë.
Realizatorët e ‘bluve’ gjatë kësaj pjese ishin Alonso (8′), Mount (16′), Werner (21′) dhe Havertz (31).
Ndërkohë skuadra tjetër londineze, Arsenal është duke u befasuar nga Brighton.
“Gunners” ndodhen në disavantazh pas 45 minutëshit të parë, pas një goli të realizuar nga Leandro Trossard në minutën e 28-të. Martinelli realizoi në fund të pjesës së parë, megjithatë goli u anulua pas rishikimit nga VAR.