image Mbyllen edhe konviktet dhe menzat e studentëve deri më 27 mars

Kosovë

Arsim/ Mbyllen edhe konviktet dhe menzat e studentëve deri më 27 mars

news image

Sot do të mbyllen edhe konviktet dhe menzat e studentëve, si masë mbrojtëse ndaj koronavirusit, shkruan Gazeta Sinjali.

Vendimi i djeshëm i Qeverisë së Kosovës i cili parasheh ndërprerjen e procesit mësimor, vlen edhe për qëndrimin e studentëve në konvikte.

Luan Krasniqi, shef i kabinetit të ministres së Arsimit, Hykmete Bajrami, tha për Gazetën Sinjali, se konviktet dhe menzat do të mbyllen sot dhe do të qëndrojnë të mbylluara deri më 27 mars, kur pritet do të rifillojë procesi mësimor në të gjithë Kosovën.

I pyetur nëse ka një plan për dezinfektimin e objekteve të institucioneve arsimore, Krasniqi tha se një plan i tillë ka filluar të implementohet.

“Po, e kemi një plan të detajum, ku përfshihet edhe dezinfektimi i shkollave, fakulteteve, menzeve të gjithave, i cili ka filluar së implementuari”, tha Krasnqi.

Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme, Qeveria Kurti mori vendim që si masë mbrojtëse ndaj koronavirusit të ndërpritet procesi mësimor në të gjitha nivelet e arsimit në tërë territorin e Kosovës. /Gazeta Sinjali/