image Mbi 81 mijë persona kanë hyrë në Kosovë nga e shtuna

Kosovë

Mbi 81 mijë persona kanë hyrë në Kosovë nga e shtuna

news image

Mbi 81 mijë e 655 persona kanë hyrë nga e shtuna në Kosovë përmes pikave kufitare dhe Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga pikat kufitare që nga 19 dhjetori kanë hyrë 56 mijë e 655 persona, ndërkaq përmes aeroportit kanë hyrë mbi 25 mijë qytetarë.

Në një përgjigje për Gazetën Sinjali, Policia e Kosovës ka njoftuar se 22 mijë e 437 persona kanë hyrë nëpërmjet Pikës Kufitare “Perëndimi”, që përfshin kufirin me Shqipërinë dhe Malin e Zi.

“Gjatë datës 19 dhjetor numri i personave që kanë hyrë përmes Pikës Kufitare ‘Perëndimi’, ka qenë 9 mijë e 68 kurse me datë 20 dhjetor numri i personave që kanë hyrë në Kosovë ka qenë 13 mijë e 369”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Ndërsa, përmes Pikës Kufitare “Lindje”, në të cilën përfshihet pjesa më e madhe e kufirit shtetëror me Maqedoninë, si dhe një pjesë me Serbinë, kanë hyrë 21 mijë e 841 udhëtarë.

“Gjatë datës 19 dhjetor numri i personave që kanë hyrë përmes Pikës Kufitare ‘Lindje’, ka qenë 11 mijë e 637 kurse me datë 20 dhjetor numri i personave që kanë hyrë në Kosovë ka qenë 10 mijë e 204”, njofton Policia.

Po ashtu, bëhet e ditur se në Pikën Kufitare “Veriu”, që përfshin pjesën më të madhe të kufirit shtetëror me Serbinë, kanë hyrë gjithsej 12 mijë e 377 persona.

“Gjatë datës 19 dhjetor numri i personave që kanë hyrë në Kosovë përmes pikës kufitare ‘Veriu’ ka qenë 5 mijë e 878, kurse me datë 20 dhjetor numri i personave që kanë hyrë përmes kësaj pike kufitare është 6 mijë e 499”, bëri të ditur Policia.

Ndërkaq, përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” kanë hyrë mbi 25 mijë pasagjerë, që nga data 19 dhjetor deri në ditën e djeshme, shumica prej të cilëve, sipas zëdhënësit të aeroportit, Bujar Gashit, kanë ardhur nga Zvicra.

“Nga e shtuna (19.12 deri 23.12.2020) në Kosovë përmes Aeroportit të Prishtinës kanë hyrë mbi 25,000 pasagjerë. Numri më i madh i udhëtarëve që fluturojnë për dhe nga aeroporti i Prishtinës është Zvicra, më pas vjen Gjermania”, tha Gashi sot për Gazetën Sinjali. /Gazeta Sinjali/