Policia e Kosovës ka publikuar të dhënat e 24-orëve të fundit, sipas të cilave, 833 persona janë gjobitur për shkelje të Ligjit Anti-COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.
Ndërkaq, për thyerje të rregullave në komunikacion, policia bën të ditur se ka gjobitur 1 mijë e 209 pjesëmarrës në trafik.
Policia e Kosovës po ashtu njofton se dje janë shkaktuar 38 aksidente, në 16 prej të cilëve pati persona të dyshuar, kurse 22 të tjerë ishin vetëm me dëme materiale./Gazeta Sinjali/