image Mbi 8 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Shëndetësi

Mbi 8 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

news image

Që kur u paraqitën dy rastet e para me COVID-19 me 13 mars, numri i rasteve pozitive në Kosovë ka shkuar deri në 25 mijë e 388.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 596 raste të reja me COVID-19.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), 773 persona kanë vdekur shkak i infektimit me virusin korona.

Ndërsa raste aktive me COVID-19 janë 8 mijë e 253.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.559 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 596 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 2 raste (72 dhe 50 vjeç), Prizren 2 raste (70 dhe 67 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (58 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 25.388 raste nga 110.041 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 773 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 136 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 16.362 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.253”, thuhet në të dhënat e IKSHPK-së.

Sërish komuna e Prishtinës ka numrin më të lartë të rasteve pozitive. 295 raste pozitive janë paraqitur vetëm në komunën e Prishtinës./Gazeta Sinjali/