image Mbi 700 qytetarë u gjobitën dje për shkelje të masave antiCOVID

Siguri

Mbi 700 qytetarë u gjobitën dje për shkelje të masave antiCOVID

news image

Saktësisht 705 qytetarë në Kosovë janë gjobitur dje nga policia për shkak se nuk kanë respektuar masat antiCOVID, raporton Gazeta Sinjali.

Këto tiketa janë shqiptuar në përputhje në Ligjin për Pandeminë, i cili ka hyrë në fuqi që nga 26 gushti i vitit të kaluar.

Ky ligj parasheh që gjobat për ata që nuk respektojnë masat e vendosura nga qeveria, të jenë nga 35 euro deri në 2 mijë euro.

Lidhur me gjobat e kësaj natyre, Partia Socialdemokratike ditë më parë ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për një peticion, përmes të cilit kërkohet që qytetarëve t’u falen këto gjoba./Gazeta Sinjali/