image Mbi 600 gjoba u shqiptuan sot për mosrespektim të masave kundër COVID-19

Siguri

Mbi 600 gjoba u shqiptuan sot për mosrespektim të masave kundër COVID-19

news image

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka njoftuar se sot nga ora 07:00 deri në 19:00, zyrtarët policorë kanë shqiptuar 614 gjoba për shkelësit e masave të Qeverisë kundër COVID-19.

Po ashtu gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë 141 vërejtje ndaj qytetarëve e bizneseve.

Teksa njofton se aksioni i policisë është duke vazhduar që nga ora 20:00.

“Më datën 09.09.2020 nga ora 07:00 – 19:00 nga policia janë shqiptuar 614 gjoba sipas Ligjit të ri antiCOVID  dhe janë dhënë 141 vërejtje ndaj qytetarëve e bizneseve. Nga ora 20:00 do të vazhdojë aksioni i përbashkët me inspektoratin për të mbikëqyrur respektimin e Ligjit dhe zbatimin e Vendimit të Qeverisë”, ka thënë Qalaj për Gazetën Sinjali.

/GazetaSinjali/