Dukuria e sulmeve seksuale ndaj vajzave e grave në vendin tonë vazhdon të mbetet shqetësuese. Jo rrallë herë dëgjojmë raste kur femrat sidomos të miturat janë viktima të sulmeve seksuale nga djemtë e burrat.
62 ankesa për veprat sulme seksuale janë raportuar në Policinë e Kosovës nga 1 janari i vitit 2022 deri me 31 nëntor, raporton Gazeta Sinjali.
Por thuhet se ka edhe jo pak raste të sulmeve seksuale të cilat nuk raportohen nga viktimat tek organet e ndjekjes.
Derisa thuhet se ky fenomen po rritet edhe për kundër arrestimeve, aktakuzave e dënimeve ndaj kryesve të kësaj vepre penale.
Nga Policia e Kosovës tregojnë për Gazetën Sinjali se nga 1 janari deri me 30 nëntor të vitit 2022 kanë janë raportuar 62 raste të sulmit seksual.
Më tej Policia njoftojnë se trajtojnë me seriozitet të lartë rastet e sulmeve seksuale .
“Ndër vite policia ka realizuar edhe fushata vetëdijsuese me qëllim të inkurajimit të viktimave për të raportuar rastet, e që përveç punëve operacionale gjithashtu objektiv i Policisë ka qenë parandalimi dhe reduktimi i rasteve të tilla”, thonë nga Policia.