Për shkak se shkelën Ligjin Anti-COVID, 521 qytetarë u kthyen sot në shtëpi me gjoba të shqiptuara nga Policia e Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Policisë nuk i shpëtuan as edhe 43 qytetarë e biznese të cilat morën vërejtje pasi që shkelën këtë ligj.
Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.
“Me datën 07.10.2020 nga ora 07:00 – 19:00 nga policia janë shqiptuar 521 gjoba sipas Ligjit të ri Anti-Covid dhe janë dhënë 43 vërejtje ndaj qytetarëve e bizneseve”, tha Qalaj, i cili njoftoi se nga ora 20:00 do të vazhdojë aksioni i përbashkët me inspektoratin për të mbikëqyrur respektimin e Ligjit dhe zbatimin e Vendimit të Qeverisë./Gazeta Sinjali/