image Mbi 300 raste të reja me koronavirus në Kosovë në dy javët e para të qershorit

Shëndetësi

Mbi 300 raste të reja me koronavirus në Kosovë në dy javët e para të qershorit

news image

Vetëm gjatë dy javëve të para të muajit qershor në Kosovë u shënuan më shumë raste me koronavirus sesa që u konfirmuan gjatë gjithë muajit maj.

Bazuar në të dhënat e Insitutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK), gjatë 13 ditëve të para të muajit qeshor janë regjistruar 347 raste raste të reja me koronavirus, kurse në muajin maj pati gjithsej 277 raste pozitive.

Këto shifra kanë dalë në muajin që ishte planifikuar të ishte muaji i lehtësimit të masave.

Nga 1 qershori në vend nisi faza e tretë e lehtësimit të masave. Që nga fillimi i këtij muaji në vend janë shtuar ndjeshëm rastet pozitive. Së fundmi, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë rekomandoi edhe mbylljen e të gjitha institucioneve ku ka punonjës të prekur me koronavirus.

Në Kosovë, më 30 maj ishin 199 raste aktive me koronavirus, ndërsa momentalisht në vend janë 477 sosh.

Deri tash në Kosovë, janë regjistruar gjithsej 1 mijë e 437 raste pozitive, prej tyre 928 janë shëruar e 32 kanë vdekur. Komunat më të prekura janë Vushtrria me 196 raste e pasuar nga Prishtina me 168 e Prizreni me 155. /Gazeta Sinjali/.