image Mbi 200 persona të arrestuar dhe 10 policë të plagosur në protestat kundër mbylljes në Sydney

Botë

Mbi 200 persona të arrestuar dhe 10 policë të plagosur në protestat kundër mbylljes në Sydney

news image

Policia ka arrestuar 235 persona dhe 10 oficerë janë plagosur gjatë protestave të dhunshme kundër bllokimit në Melburn të shtunën.

Prej tyre, 193 u arrestuan për shkelje të kufizimeve të COVID-19, ndërsa të tjerët u arrestuan për vepra të tjera, përfshirë dyshimet për sulm ndaj policisë, si dhe vepra penale të drogës dhe armëve.

Qindra persona marshuan në qendër të rrugës duke brohoritur “jo më mbyllje” dhe mbanin pankarta me të njëjta thirrje.

Gjashtë nga 10 policët e plagosur u dërguan në spital. Oficerët pësuan një sërë lëndimesh duke përfshirë këputje të muskujve, bërryla të thyer, hundë, gishta dhe mavijosje, raporton 9news.

“Ajo që pamë sot ishte një grup protestuesish që u mblodhën, jo për të protestuar për liritë, por thjesht për tu marrë dhe për të luftuar me policinë. E vetmja mënyrë për të fituar lirinë si shoqëri është të punojmë së bashku dhe të arrijmë ato norma vaksinimi.” tha komandanti Galliott.

Policia fillimisht vlerësoi se rreth 6000 – 7000 njerëz do të ndiqnin protestat kundër bllokimit në CBD, por vetëm rreth 500 – 700 protestues morën pjesë sot.

Udhëtimi për dhe nga CBD i Melburnit me transport publik dhe makinë u ndalua për të parandaluar protestuesit kundër bllokimit të mblidheshin në CBD.

Deri në orën 14:00 pasdite, asnjë tren, tramvaj dhe autobus nuk po lëviznin drejt Melburnit qendror. /GazetaSinjali/

Australia: Scores arrested at anti-coronavirus lockdown protests |  Coronavirus pandemic News | Al Jazeera