image Mbi 2 mijë raste të dhunës në familje në Kosovë

Siguri

Mbi 2 mijë raste të dhunës në familje në Kosovë

news image

Dhuna në familje në Kosovë është në rritje viteve të fundit, ku pos lëndimeve të lehta trupore e lëndimeve të rrezikshme nuk kanë munguar as rastet me fatalitet, raporton Gazeta Sinjali.

Po ashtu si shkak i dhunës viktimat sidomos gratë pësojnë lëndime të ndryshme trupore të qëllimshme, duke filluar nga një shuplakë ose e pështyrë, kanosje, shtrëngime e lëndime të rrezikshme trupore.

Nga Policia e Kosovës tregojnë se nga 1 janari i këtij viti deri me 30 shtator të këtij viti janë regjistruar 2 mijë 67 raste të dhunës në familje me 2  mijë e 126 viktima.

Derisa në vitin 2021 ishin evidentuar 2 mijë e 456 raste me 2 mijë e 486 viktima.

Nëdërsa sipas të dhënave të policisë në vitit 2020 në Kosovë ishin raportuar 2 mijë e 69 raste të dhunës në familje, me 2 mijë e 101 viktima.

/GazetaSinjali/