image Arrestohen mbi 1 mijë e 700 protestues në Moskë

Botë

Arrestohen mbi 1 mijë e 700 protestues në Moskë

news image

Më shumë se 1,700 persona janë arrestuar, gjatë protestave kundër luftës në Ukrainë, në dhjetëra qytete në Rusi, sipas një monitoruesi të pavarur.

Më shumë se 900 njerëz u arrestuan në Moskë dhe mbi 400 në Shën Petersburg, sipas OVD-Info, e cila hulumton arrestimet në tubimet e opozitës.

Mijëra persona janë mbledhur pranë sheshit Pushkin në qendër të Moskës, ndërsa deri në 1,000 njerëz u mblodhën në ish-kryeqytetin perandorak, Shën Petersburg, raporton agjencia e lajmeve AFP.

“Jo luftës” ishte shkruar në portën e përparme të dhomës së ulët të parlamentit rus.

Shumë protestues ishin të shqetësuar për familjarët e tyre në Ukrainë, shkruan BBC.

/GazetaSinjali/