Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar kundër koronavirusit 17 mijë e 085 qytetarë, raporton Gazeta Sinjali.
Numri i të vaksinuarve me dozën e parë ka arritur në 333 mijë e 965.
Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, 170 mijë e 852 prej tyre kanë marrë edhe dozën e dytë, duke u imunizuar kështu tërësisht ndaj COVID-19.
Kurse numri total i dozave të administruara të vaksinës është 504 mijë e 817.
Numri i rasteve aktive është 2 mijë e 640.