image Mësohet se sa persona u vaksinuan në 24 orët e fundit kundër COVID-19

Shëndetësi

Mësohet se sa persona u vaksinuan në 24 orët e fundit kundër COVID-19

news image

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur të dhënat në lidhje me COVID-19 për 24 orët e fundit, e ku janë regjistruar 643 raste të reja me këtë virus.

Po ashtu, kanë ndërruar jetë brenda 24 orëve nga koronavirusi katër qytetarë.

Kurse, në 24 orët e fundit janë dhënë 1.443 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Deri më sot 810.436 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë kurse janë dhënë 92.902 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

/GazetaSinjali/