image Mbi 9 mijë vaksinime për një ditë në Kosovë

Shëndetësi

Mbi 9 mijë vaksinime për një ditë në Kosovë

news image

9 mijë e 795 persona janë vaksinuar në 24 orët e fundit në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se me dozën e parë janë vaksinuar 824 mijë e 278 persona. Kurse, me dozën e dytë janë vaksinuar 632 mijë e 567 persona.

Në raportin 24 orësh të MSh-së bëhet e ditur se edhe dy persona kanë humbur betejën me koronavirus, si dhe janë raportuar edhe 14 raste të reja.

/Gazeta Sinjali/