image Mbi 16 mijë vaksinime për një ditë në Kosovë

Shëndetësi

Mbi 16 mijë vaksinime për një ditë në Kosovë

news image

5 persona kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë, si pasojë e infektimit me COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.

Ministria e Shëndetësisë dje ka njoftuar se gjatë këtij intervali kohor janë testuar 4 mijë e 904, prej të cilëve 160 kanë rezultuar të infektuar me koronavirus.

Ndërkaq në njoftimin e fundit të MSh-së tregohet se për 24 orë janë imunizuar 16 mijë e 339 persona. Kurse, me dozën e parë janë vaksinuar 745 mijë e 573 persona.

Ndërkaq, me dozën e dytë janë vaksinuar 464 mijë e 555 persona. /Gazeta Sinjali/