image Kjo është grupmosha me numrin më të vogël të imunizimit në vend

Shëndetësi

Kjo është grupmosha me numrin më të vogël të imunizimit në vend

news image

Që nga fillimi i vaksinimit e deri më sot 1,380,339 janë imunizuar me vaksinën kundër COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Kurse me dozën e parë janë vaksinuar 245 mijë 773 persona apo 59% e qytetarëve dhe me dozën e dytë janë vaksinuar 567 mijë e 283 persona, apo 41%.

Kurse, sipas gjinisë imunizimet janë kryer njëlloj sikur për femra ashtu edhe për meshkuj, kjo sepse sipas të dhënave të publikuara nga MSH-ja 50% e të vaksinuarve janë femra, kurse 50% meshkuj.

Ndërkaq, grupmoshat 21-40 vjeç kanë numrin më të lartë të vaksinimeve. Sipas MSH-së 499 mijë e 136 persona të kësaj grupmoshe janë vaksinuar deri më tani.

Numri i të vaksinuarve në grupmoshën 41-60 është 480 mijë e 027 persona. Në grupmoshën 61-80 janë imunizuar 272 mijë e 313 persona.

Ndërkaq në grupmoshën 0-20 janë vaksinuar 103 mijë e 351 persona. Kurse, grupmosha me numrin më të vogël të të vaksinuarve është ajo mbi 80-vjeç. Që nga fillimi i imunizimit në vend e deri më sot në këtë grupmoshë janë vaksinuar 25 mijë e 263 persona. /Gazeta Sinjali/