image Afër 8 mijë qytetarë të vaksinuar kundër COVID-19 për 24 orë në Kosovë

Shëndetësi

Afër 8 mijë qytetarë të vaksinuar kundër COVID-19 për 24 orë në Kosovë

news image

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 4 mijë e 707 doza të vaksinës anti-COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.

Siç bën të ditur kjo ministri, që nga fillimi i procesit të vaksinimit janë dhënë 1 milion 558 mijë e 528 doza të kësaj vaksine.

Ndërkaq me dozën e dytë të vaksinës kundër koronavirusit janë vaksinuar 720 mijë e 378 qytetarë.

Ndryshe gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes si pasojë e infektimit me koronavirus dhe nga 1 mijë e 958 testime, 28 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me këtë virus.

Sot janë shëruar 25 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 mijë e 317.

Numri i rasteve aktive në Kosovë aktualisht është 431. /GazetaSinjali/