Dje në Kosovë janë shqiptuar 1180 gjoba ndaj atyre që nuk i respektuan masat ndaj COVID-19.
Kështu njoftoi Policia e Kosovës, në raportin 24-orësh të tyre, shkruan Gazeta Sinjali.
Ndërkaq, për thyerje të rregullave në komunikacion, policia bën të ditur se ka gjobitur 879 pjesëmarrës në trafik.
Kurse, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 50 aksidente, ku 19 kanë përfunduar me të lënduar. /Gazeta Sinjali/