image Mbi 1000 gjoba u shqiptuan dje ndaj qytetarëve që nuk respektuan masat antiCOVID

Siguri

Mbi 1000 gjoba u shqiptuan dje ndaj qytetarëve që nuk respektuan masat antiCOVID

news image

Vetëm dje në Kosovë janë shqiptuar 1073 gjoba ndaj atyre që nuk i respektuan masat ndaj COVID-19.

Kështu njoftoi Policia e Kosovës, përmes një postimi në Facebook, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndërkaq, për thyerje të rregullave në komunikacion, policia bën të ditur se ka gjobitur 1191 pjesëmarrës në trafik.

Kurse gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 42 aksidente.  /Gazeta Sinjali/