image Mbi 100 raste aktive me koronavirus në Komunën e Malishevës

Shëndetësi

Mbi 100 raste aktive me koronavirus në Komunën e Malishevës

news image

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 3 persona janë shëruar, të cilët kanë qenë të prekur me COVID-19, 1 person ka vdekur dhe janë regjistruar 13 raste të reja, shkruan Gazeta Sinjali.

Rastet e reja të regjistruar janë nga këto vendbanime: 4 raste në Carrallukë, 3 raste në Banjë, 2 raste në Ngucat, 2 raste në Balincë, 1 rast Bellanicë dhe 1 rast në Malishevë, ndërsa numri i rasteve aktive është 119.

“Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 707 raste, prej tyre 546 janë shëruar, 42 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë dhe 119 persona”, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të kësaj komune.

/Gazeta Sinjali/