image Komuna e Malishevës ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike për festat e fundvitit

Kosovë

Komuna e Malishevës ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike për festat e fundvitit

news image

Komuna e Malishevës ka njoftuar se ka ndaluar përdorimin e fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike gjatë festave të fundvitit, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një njoftimi për media, komuna ka bërë të ditur se, përdorimi i tyre lejohet vetëm një orë e gjysmë, përkatësisht, më 31 dhjetor nga ora 23:00 deri më 1 janar, në ora 00:30.

Ndalohet përdorimi i fishekzjarrëve dhe mjeteve tjera piroteknike në territorin e Komunës së Malishevës, gjatë dhe pas festave të fund vitit. Përdorimi i tyre lejohet vetëm një orë e gjysmë, përkatësisht, më 31 dhjetor nga ora 23:00 deri më 1 janar, në ora 00:30. Përdorimi i tyre, ndalohet në të gjitha hapësirat e banuara publike dhe private, në tërë territorin e Komunës së Malishevës, dhe për ekzekutimin e këtij vendimi, është autorizuar Drejtoria e Inspektoratit dhe organet tjera të sigurisë”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/