image Kryetari i ri i Malishevës: Skenës politike të Kosovës i duhet lidershipi i Nismës

Politikë

Kryetari i ri i Malishevës: Skenës politike të Kosovës i duhet lidershipi i Nismës

news image

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka folur për planet e tij si kryetar i kësaj komune.

Kastrati foli për projektin “Malisheva urbane”, për të cilin ai tha se nënkupton një projekti zhvillimor urbanistik për këtë komunë.

“Komuna jonë është zhvilluar në një shkallë të tillë që e imponon që tani e tutje të jetë e urbanizuar, ashtu sikurse qytetet e tjera. Me urbanizimin e Malishevës ne nënkuptojmë hartimin e hartave zonale, caktimin e zonave urbanistike dhe sigurisht edhe përpilimin e një projekti zhvillimor urbanistik për komunën tonë, me qëllim që të gjitha dobësitë apo mangësitë t’i eliminojmë dhe kështu Malisheva të jetë e urbanizuar, ta ketë pamjen që e dëshirojnë qytetarët”, u shpreh ai.

Ai gjithashtu foli edhe për partinë së cilës i përket, për të cilën tha se do të vazhdojë me aktivitete dhe punë në gjithë vendin.

“Nisma Socialdemokrate do të vazhdojë aktivitetet dhe punën në tërë Kosovën dhe zgjedhjet e ardhshme lokale dhe nacionale do të na gjejnë më të përgatitur. Besoj në rikthim, sepse skenës politike të Kosovës i duhet lidershipi jonë”, tha Kastrati në KlanKosova.

Kryetari i Malishevës tha se Kosovës qeverisja e Malishevës do të duhej të merret shembull për mirëqeverisje.

“Shembulli i qeverisjes në Malishevë, do të duhej që të krahasohet me komunat e tjera, por të merret edhe shembull për mirëqeverisje. Ne do të vazhdojmë të punojmë që kjo qeverisje edhe më të tutje të përmirësohet dhe të avancohet në shkallë më të larta me qëllim që të kemi një pamje më të mirë se si qeveriset komuna nga Nisma Socialdemokrate”, shtoi Kastrati./GazetaSinjali/