image Edhe ky qytet në Kosovë merr vendim që mos të dekorohet për festat e fundvitit

Kosovë

Edhe ky qytet në Kosovë merr vendim që mos të dekorohet për festat e fundvitit

news image

Komuna e Malishevës merr vendim që ky qytet të mos dekorohet në rast të festave të fundvitit, shkruan Gazeta SInjali.

Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, në një sqarim publik për këtë çështje, i cili tha se vendimi për mos dekorim të qytetit është marrë për shkak të situatës aktuale me COVID-19 dhe mjetet e njëjta do të përdoren për ndihmë familjeve në nevojë.

“Për shkak të situatës pandemike që jemi duke kaluar dhe në shenjë të solidarizimit me personat që kanë humbur jetën në përballje me covid-19, Komuna e Malishevës, këtë vit nuk do të dekorojmë qytetin.

Mjetet e njëjta dhe një pjesë tjetër, do të përdoren për ndihmë familjeve në nevojë, pasi situata me pandemi, vetëm sa e ka thelluar krizën për këto familje”, deklaroi Hajdin Berisha.

/Gazeta Sinjali/