image Rritet niveli i ujit në Malishevë pas vërshimeve të fundit, intervenojnë ekipet emergjente

Kosovë

Rritet niveli i ujit në Malishevë pas vërshimeve të fundit, intervenojnë ekipet emergjente

news image

Komuna e Malishevës njofton se përsëri është rritur niveli i ujit pas vërshimeve të fundit, ndërsa gjendja sipas tyre, është e menaxhueshme, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu është bërë e ditur përmes një postimi në Facebook nga faqja zyrtare e kësaj komune, gjersa treguan se gjatë pasdites së sotme, niveli i ujit në lumin Mirusha, është rritur përsëri.

“Për të parandaluar vërshimet, komuna ka ndërhyrë në disa pika, duke e hapur rrjedhën e lumit, sidomos në vendet ku ka ura dhe të gjitha ekipet emergjente janë terren dhe në gatishmëri, dhe gjendja është e menaxhueshme”, thuhet në njoftim.

“Njëra nga pikat ku është intervenuar sot, është edhe ura mbi lumin Mirusha, ku janë larguar mbeturina që janë sjellë nga uji gjatë dy ditëve të kaluara.

Momentalisht, uji ka depërtuar në rrugën “Hamdi Berisha”, në rrugën e transitit, dhe në urën mbi lumin Mirusha”, përfundon njoftimi.

/Gazeta Sinjali/