image Mbi 100 pacientë me COVID-19 të shtrirë në spitalet e Kosovës

Shëndetësi

Mbi 100 pacientë me COVID-19 të shtrirë në spitalet e Kosovës

news image

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në Klinikat COVID-19 dhe në spitalet e përgjithshme janë të spitalizuar 120 pacientë.

Nga 120 pacientë, prej tyre 80 janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 40 të tjerë me post-COVID.

Me oksigjeno-terapi janë 48 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 4 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 30 pacientë;

Klinika e Pulmologjisë, 34 pacientë post-covid;

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 4 pacientë;

Klinika e Pediatrisë, 5 pacientë;

Klinika e Gjinekologjisë, 15 pacientë;

Spitali i Prizrenit, 4 pacientë;

Spitali i Pejës, 7 pacientë;

Spitali i Gjakovës, 8 pacientë;

Spitalit Mitrovicës, 8 pacientë;

Spitali i Ferizajt, 5 pacientë./GazetaSinjali/