image Mbi 1 mijë e 500 raste aktive me koronavirus në Prishtinë

Shëndetësi

Mbi 1 mijë e 500 raste aktive me koronavirus në Prishtinë

news image

Numri i rasteve aktive me COVID-19 ka shkuar në 1 mijë e 560 në Prishtinë.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Prishtina është komuna me numrin më të madh të rasteve aktive me virus.

Pas Prishtinës, me më së shumti raste aktive është  Mitrovica me 303 raste, pastaj Ferizaj me 223 dhe Prizreni me 195.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur dje se numri i rasteve aktive me COVID në Kosovë ka shkuar në 3 mijë e 837.

/GazetaSinjali/