Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj dhe zëvendësdrejtori i Policisë, Afrim Ahmeti kanë mbërritur në vendin e ngjarjes në Karaçevë, aty ku po zhvillohet mega-aksioni i Policisë së Kosovës për t’i dhënë goditje krimit dhe korrupsionit, raporton Gazeta Sinjali.
Në aksionin e sontëm që po zhvillohet në zonën kufitare në Karaçevë dhe në regjionin e Prishtinës, pritet arrestimi i rreth 40 personave.
Në mesin e personave që pritet të vihen në pranga janë 12 zyrtarë të Policisë së Kosovës, 9 nga komuniteti shqiptar dhe 3 serbë. /Gazeta Sinjali/