image Maskat për shkak të koronavirusit, por a e dini sa shpesh duhet t’i ndërroni?

Botë

Këshilla/ Maskat për shkak të koronavirusit, por a e dini sa shpesh duhet t’i ndërroni?

news image

Mijëra vetë kanë nxituar dhe në Rumani të blejnë maska nga frika e ka koronavirusit. Transporti publik është gjerësisht i përdorur në këtë vend, duke u kthyer në një rrezik të përhapjeje të sëmundjes, e maska kanë shpërndarë edhe vetë punonjësit e tij.

Mjekët këmbëngulin që maskat të mbahen sic duhet, në të kundërt nuk ofrojnë mbrojtje. Sipas tyre, maska duhet të hapet dhe puthitet në fytyrë, dhe kur hiqet duhet kapur vetëm nga anët e jo të preket pjesa e jashtme e përparme e saj. Kështu pjesa e fortë e maskës duhet të mbështetet mbi hundë, zona e ngjyrosur duhet të jetë jashtë, pjesa e poshtmet duhet të mbulojë mjekrën dhe të zbresë drejt fytit, dhe sipas specialistëve vendas, çdo maskë duhet hedhur pas tre apo katër orësh, apo kur fillon dhe laget nga frymëmarrja.

Nëse rri më shumë, ajo mbushet me papastërti e mikrobe, të cilat mund të hyjnë në organizëm, pretendojnë ekspertët rumunë. Ata shprehen se maskat e thjeshta nuk janë 100% të sigurta. Më efikase sipas tyre, janë maskat me filtër ajri.

Edhe ato janë njëpërdorimshme, dhe duhen hedhur. Në farmacitë rumune këto të fundit mezi gjenden; njerëzit nuk blejnë vetëm një apo dy maska, por kuti te tëra. Ironia e fatit, siç thotë një reporter atje, është se këto maska prodhohen në Kinë, duke shkaktuar frikë tek disa. Po nga Kina janë dhe maskat e shpërndara nga punonjësit e transportit publik, ndërsa drejtuesit premtojnë të nisin dezinfektimin e mjeteve.