image Mashtronte qytetarët duke u marrë para për termin të vizave, arrestohet nga Policia e Kosovës

Siguri

Mashtronte qytetarët duke u marrë para për termin të vizave, arrestohet nga Policia e Kosovës

news image

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka identifikuar dhe arrestuar personin e dyshuar me inicialet A.B., 28-vjeçar, pasi që i njëjti nga muaji dhjetor e deri në muajin maj të këtij viti, i kishte mashtruar 12 persona duke iu marrë shuma të ndryshme të parave.

I dyshuari iu kishte premtuar se do të iu caktoj-rezervoj termine për viza pune në Ambasadën e një shteti të huaj në Kosovë.

Sipas Policisë, shuma e përgjithshme që i dyshuari dyshohet të ketë përfituar duke i mashtruar viktimat është 41,100 euro.

I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës të angazhuar sipas detyrës zyrtare dhe pas përfundimit të procedurave policore i njëjti është ndaluar për 48 orë me aktvendim të lëshuar nga Prokurori i shtetit.

/GazetaSinjali/